E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Lohan: Zgjidhja mbi bazën e kushtetutës e transparencës

TIRANË- Gjatë një aktiviteti të organizuar në TOB, shefi i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan ka deklaruar se BE do të pranonte cdo lloj zgjidhje që do të ishte produkt i marrëveshjeve të të dyja palëve, bazuar këto në Kushtetutë e transparencë.

“Bashkimi Europian do të mirëpriste cfardolloj marrëveshje që do të arrihej mes udhëheqësve politikë të Shqipërisë, e cila do të respektonte parimet bazë të demokracisë, të cilat janë kushtetuta dhe transparenca.”

Ndër të tjera, Lohan theksoi se BE ditën e martë i kërkoi palëve politike ti japin zgjidhje krizës politike, por sipas tij që prej të martës asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ditën e martë, BE ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të parlamentit, duke përfshirë, si maxhorancën qeverisëse ashtu edhe opozitën. Që nga dita e martë ne nuk kemi parë progres apo ecuri, qoftë në parlament, apo në rrugë. Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë ti japin fund ngërcit politik”, - deklaroi Lohan.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›