E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, elefantët vrasin një person

Çmenduria e elefantëve u ka marrë jetën një personi në një treg në qytetin Mysore në Indi.

Dy elefantët, kanë dalë nga një pyll pranë një zone mjaft të banuar dhe krejt papritur kanë nisur “terrorin” nëpër rrugët e qytetit Mysore.

Viktima të elefantëve fillimisht ishin disa kafshë, por papritur nisën të sulmojnë edhe njerëzit. Më fatkeqi ishte një person i cili ka marrë disa goditje nga elefanti duke gjetur edhe vdekjen.

Për neutralizimin e kafshëve dhe dhënien fund të tmerrit u desh ndërhyrja e punonjësve të specializuar të kopshtit zoologjik, të cilët pas disa minutash në ndjekje të elefantëve i vunë nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›