E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Zvicra i thotë "jo" bërthamorëve

Deputetët zviceranë të Dhomës së Ulët të Parlamentit kanë miratuar planet e paraqitura nga qeveria për heqjen dorë nga energjia bërthamore brenda vitit 2034.
 

Sipas deputetëve do ti hapet rrugë një procesi të gjatë politik që parashikohet të mbyllet pas disa muajsh bisedimesh.
 

Zvicra ka pesë reaktorë bërthamorë. Sipas planit qeveritar, reaktori Beznau 1 duhet të fiket në vitin 2019, Beznau 2 dhe Muehleberg në vitin 2022, Goesgen në 2029 dhe Leibstadt në 2034.
 

Vendimi i Zvicrës vjen pas atij të marrë nga qeveria gjermane, që parashikon mbylljen e të gjithë centraleve bërthamore brenda vitit 2022.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›