E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftimet në Libi, mblidhet Grupi i Kontaktit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian si dhe nga disa vende arabe takohen sot në Emiratet e Bashkuara Arabe për një raund tjetër bisedimesh mbi të ardhmen e Libisë.
Takimi pason bombardimet e rënda të NATO-s gjatë kësaj jave në Tripoli, të cilat kanë për qëllim që të dobësojnë regjimin e Gadafit dhe të ndalojnë forcat të tij që të sulmojnë civilët.
Më herët u raportua se sulmet ajrore të NATO-s në Tripoli vazhduan edhe gjatë orëve të natës.
Grupi i Kontaktit për Libinë do të diskutojë edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton. Në takim pritet të diskutohet ndihma ndërkombëtare për Këshillin Kombëtar Tranzitor të kryengritësve si dhe se çfarë duhet bërë për ta rrëzuar nga pushteti Gadafin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›