Turqia hap kufurin për protestuesit sirianë
Turqia ka hapur kufijtë e saj për protestuesit sirianë, si dhe i ka kërkuar qeverisë së tyre të heqë dorë nga dhuna kundër civilëve.
Ndërkohë qeveria e presidentit Bashar Al Asad, ka akuzuar bandat e armatosura se kanë vrarë agjentë të sigurimit në veriperendim të qytetit kufitar me Turqinë si dhe u zotua se do të dërgojë aty ushtrinë për të rikthyer sigruinë.
Më herët BBC-ja raportoi se trupa ushtarake dhe tanke janë vendosur në afërsi të kufirit, duke shkaktuar frikë tek civilët.