E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë përmbytjet në Australi, 20 qytete nën ujë

Vijon te mbetet e renduar situata e përmbytjeve ne Australi. Sipas mediave vendase, nen ujë janë përfshirë 20 qytete, te cilat ne total arrijnë një shtrirje sa Franca e Gjermania se bashku. Ne disa zona ne qytetin Rockampton pranë bregdetit, niveli i ujerave vijon te rritet me shpejtësi, ndërsa sipas eksperteve ai pritet te arrije deri ne 9 metra. Aeroporti është mbyllur, pista e fluturimeve tashme ndodhet nen ujë dhe kryetari i Bashkise ka paralajmëruar se mbi 40 përqind e qytetit do te përmbytet, ndërsa evakuimet kane vijuar pa ndërprerje. Te dielën përmbytjet ne Australi shkaktuan edhe viktimën e pare ne Queesland. Sipas njoftimeve te mediave vendase deri me tani, te paktën 200 mije persona janë prekur nga përmbytjet masive, ndërsa demet financiare te shkaktuara janë te pallogaritshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›