E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras kreu i ri i Demoracia e Re

ATHINE-Tashme Partia Demokracia e Re në Greqi ka një drejtues te ri, dhe pikërisht Antonis Samaras i cili ka arritur te munde ish-Ministren e Jashtme, Dora Bakojanis. Ne zgjedhjet brenda partise qe u zhvilluan nje nate me pare ne Athine per drejtuesin e ri te Demokracise se re, Samaras mori me shume se 50 perqind te votave duke triumfuar qe ne raundin e pare. Bakojanis nga ana e saj i uroi suksese kreut te ri te partise e cila deri para nje muaji drejtohej nga Kostas Karamanlis, por ky i fundit dha doreheqjen pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare. Samaras, 58-vjeçar nga Peloponezi është i diplomuar në Harvard për biznes. Ai është bërë shumë herët pjesë e jetës politike, pasi renditet ndër deputetët më të rinj të parlamentit grek. Në këtë parlament ai u zgjodh deputet që në vitin 1977, kohë kur ishte vetëm 26-vjeç. Samaras ka mbajtur edhe poste të rëndësishme, si ministër i Jashtëm dhe ministër i Financave.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›