E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Parlamenti debaton mbi shkaqet e permbytjes ne Shkoder

Parlamenti diskutoi ne kryeqytet mbi situaten e permbytjeve ne Shkoder dhe mundesite e bashkepunimit te gjithe faktoreve kombetare dhe vendore per te lehtesuar pasojat dhe veshtiresite e perbytjeve massive qe perfshine kete kete prefekture qysh nga fillimi i dhjetorit.

Opozita shprehu skepticizmin e vet se masat e qeveritare jane te pamjaftueshme dhe se njerezit po vuajne po vuajne te braktisur dhe te pambrojtur. Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja tha se parlamenti dhe qeveria nuk po reagon per projektet qe opozita ka paraqitur per te shpetuar Shkodren. shte ndryshimi ne bxhet dhe dy moratoriumet. Qeveria nuk pranon as ti disktutoje ato. Jo vetem qe qeveria i la ne balte shkodranet por nuk po keni as angazhim per ti nxjerre nga balta ne te ardhmen. Dime prej sa kohesh po ndodhin permbytjet por nuk dime per sa kohe do te zgjasin. Drama qe po ndodh ne Qarkun e Shkodres eshte e pesta here qe perseritet Brenda vitit - tha zoti Beqja.

Ndersa Partia Demokratike kritikoi opozten per pasivitet dhe mosperfshirje ne veprimtarite e shtuara humanitare per ta ndihmuar Shkodres. Deputetja e Partise Demokratike Arenca Trashani tha se zona e Shkodres ka nevoje sot nevoje me shume se kurre per mbeshtetje nga te gjitha krahet pa dallime politike dhe nuk eshte rasti qe politikanet te perfitojne pike prej vuajtjeve qe solli permbytja. Ne mund te kemi lene shume gjera pa bere por ama ishim aty per te kryer detyren tone si qytetare. Shkodra ka sot nevoj per ndihmen e te gjitheve ne pa dallim ngjyrimi politik ka nevoje per mbeshtetje financiare dhe projekte vizionare - tha zonja Trashani.

Krahas edhe shume deputeteve te tjere per situaten ne Shkoder foli edhe zevendes-kryeministri dhe ministri i energjise Ilir Meta. Ai theksoi se shkaku kryesor i permbytjeve eshte natyra me rreshjet e pazakonshme ndersa liqenet e hidrocentraleve jane kontrolluar sipas ligjit. Ne rast se nuk do te ishte kjo nderhyrje kaq e shpejte profesionale te jeni te sigurte qe ne do te kishim humbje ne njerez si pati Bosnja dhe Polonia apo vende te tjera antare te Bashkimit Europian. Faktet jane kokeforta. Niveli i Liqenit te Shkodres eshte sivjet shume here me i larte se niveli i vitit 1963 - tha zoti Meta.

Qarku i Shkodres pesoi qysh nga ditet e para te muajit dhjetor nje permbytje te jashtezakonshme me dhjetera mije hektare toka bujqesore nenuje dhe qindra shtepi dhe bageti te demtuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›