Obama SHBA dhe aleatet e tyre ne Afganistan po bejne perparim

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre ne Afganistan po bejne perparim dhe do te fillojne kalimin e kontrollit tek qeveria afgane vitin e ardhshem.
Presidenti Obama paraqiti sot ne Shtepine e Bardhe strategjine e rishikuar te administrates ne Afganistan dhe Pakistan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do te luftojne pa u lodhur kunder al-Kaides drejtuesit e te ciles tha presidenti po perballen me me shume presion kur vjen puna per te bere rekrutime trajnime dhe udhetime. Megjithate tha presidenti al-Kaida mbetet nje kercenim dhe vazhdon te kete ne shenjester Shtetet e Bashkuara.
Zoti Obama tha gjithashtu se perparimet e bera nga forcat afgane dhe nderkombetare kunder talebaneve ne Afganistan mbeten te brishta dhe te paqendrueshme.
Presidenti tha se kerkohet me shume bashkepunim nga Pakistani per te mos lejuar vendstrehime per terroristet pergjate zonave kufitare me Afganistanin. Ai i quajti marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanit te rendesishme por jo te qendrueshme.
Duke folur sot ne Shtepine e Bardhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shtetet e Bashkuara besojne se Pakistani duhet dhe mund te beje me shume per te nderprere kalimin e kryengritesve permes kufirit.