KE Parlamentaret kerkojne hetime ndaj aludimeve per UK-ne dhe udheheqesit e saj

Komisioni per eshtjet Ligjore ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ka bere thirrje per hetime nderkombetare dhe rajonale mbi akuzat per zhdukje trafikim organesh korrupsion dhe marreveshje te fshehta ndermjet grupeve te krimit te organizuar dhe qarqeve politike ne Kosove. Projektrezoluta e hartuar ne baze te raportit te eurodeputetit Dick Marty u miratua sot unanimisht ne Paris. Akuzat dolen ne drite kete jave ne raportin e te derguarit special Dick Marty.
Ne baze te projekrezolutes se miratuar unanimisht sot ne Paris te bazuar ne raportin e zotit Marty komisioni thekson se kishte nje numer te dhenash konkrete dhe konvergjente sic shprehen ata qe konfirmonin se serbe dhe shqiptare ishin burgosur ne vende sekrete nen kontrollin e UK-se ne veri te Shqiperise. Keta te burgosur thekson raporti jane trajtuar ne menyre cnjerezore dhe degraduese para se zhdukeshin.
Nje numer njerezish nuk deshironin te flisnin. Kam pare ne syte e shume njerezve terrorin absolut kur flitej per keto ceshtje. Por shume shpejt ne zbuluam se perfundimisht keto gjera diheshin nga nje pjese e mire e agjencive te zbulimit ne shume vende diheshin nga policia dhe shume njerez.
Komisioni thote se nje numer te dhenash duket se konfirmojne se menjehere pas perfundimit te konfliktit te armatosur organet ishin hequr nga disa te burgosur ne nje klinike ne territorin shqiptar ne afersi te Fushe-Krujes me destinacion vende te huaja per transplantim.
Njerezit ishin rrembyer dhe cuar ne Shqiperi. EULEX ka nje procedure te hapur per nje kamp ku ka patur burgje sekrete dhe vrasje ne Kukes ne veri te Shqiperise. Ka disa burime qe dokumentojne se Shqiperia ishte e shqetesuar nga kjo.
Organizatat nderkombetare qe veprojne ne Kosove mbeshteten nje qasje pragmatike politike duke marre ne konsiderate se ishte e nevojshme nxitja e stabilitetit afat-shkurtet me cdo kusht duke sakrifikuar keshtu disa parime te rendesishme te drejtesise theksojne parlamentaret evropiane.
Komisioni i beri thirrje EULEX-it dhe misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove qe ta perqendrojne punen hetimore te keto krime.
Kemi folur me perpikmeri se ku eshte zhvilluar heqja e organeve. Nuk kemi dhene te gjitha detajet sepse EULEX ka nje ceshtje te hapur sepse ka patur trafikim organesh ne kohen kur nderkombetaret ishin ne Prishtine. Organet u derguan jashte vendit dhe u transplantuan tek ata njerez qe paguan shume shtenjte per to.
Komisioni per eshtjet Ligjore ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes thote se BE dhe vendet e tjera kontribuese duhet te ndihmoje punen e misionit si nga ana politike ashtu edhe pemres burimeve te tjera. Komisioni u ben thirrje autoriteteve serbe dhe shqiptare si dhe qeverise se Kosoves per bashkepunim te plote ne hetime.
Nderkohe dje Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni i merr shume serozisht te gjitha akuzat e besueshme per veprimtari penale. Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit P.J.Kroli u shpreh ne lidhje me aludimet se Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka qene i perfshire ne rrembimin e personave qe pastaj jane shfrytezuar nga nje rrjet i trafikut te organeve.
Zoti Kroli shtoi se ka sisteme gjyqesore si Gjykata e Kombeve te Bashkuara per Krime Lufte qe kane vepruar prej vitesh dhe se jane hapur nje numer procesesh te suksesshme lidhur me akuzat per krime lufte. Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Gjykata e Hages kane hetuar qe nga 2004 akuzat mbi rrjete per trafikim organesh por ato vendosen qe te mos ndermerrnin masa te metejshme ne kete drejtim tha zedhenesi i Departamentit te Shtetit. Shtetet e Bashkuara tha zoti P.J.Crowley mbeshtesin cdo hetim mbi akuza te tilla.
Ne pergjigje te pyetjes nese Shtetet e Bashkuara ishin treguar pasive ne lidhje me akuza te tilla pasi synimi i tyre ishte finalizimi i pavaresise se Kosoves zedhenesi nenvizoi se Shtetet e Bashkuara e kane njohur pavaresine e Kosoves e cila u realizua pas nje perparimi te dukshem punes se jashtezakonshme te zotit Marti Ahtisari per nje numer vitesh dhe pasi u arrit ne perfundimin se nuk kishte asnje alternative tjeter funksionale. Shtetet e Bashkuara tha ne perfundim te komenteve te tij zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Kroli e njohen pavaresine e Kosoves nderkohe qe vazhduan te punojne me ngulm per marredheniet te mira mes shtetit te ri dhe fqinjeve te saj.
Qeveria e kryeministrit Thaci e ka denoncuar raportin e zotit Dick Marty si te pabaze. Qeveria e Prishtines e ka quajtuar daljen e raportit nje perpjekje per te njollosur Ushtrine lirimtare te Kosoves. Ne nje deklarate qeveria akuzon gjithashtu kryehetuesin e Keshillit te Evropes Dik Marti per njeanshmeri dhe fabrikime.