Greqi/ Shpërthim i dyfishtë, një i plagosur
Një grua e plagosur lehtë është bilanci i shpërthimit të një bombe përpara bursës së Athinës. E goditur nga pjesët e xhamave të thyer, gruaja është dërguar në spital. Ndërkaq një tjetër shpërthim ka ndodhur në selanik përpara godinës ku gjenden zyrat e administratës rajonale. Në të dyja rastet, një telefonatë anonime kishte njoftuar mediat lokale. Gjatë muajve të kaluara, grupe anarkiste, kanë kryer atentate me lëndë eksplozive kundër policisë dhe institucioneve bankare. Shëprthimi është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 4.39 minuta sipas orës sonë. Atentati ishte paralajmeruar nga një telefonatë anonime që kishte mbërritur në redaksinë e të përditshmes greke "Elefterotypia" e cila ka lajmeruar më pas policinë. Reuters shkruan se njëra nga bombat, ishte vendosur në makinë dhe dëmtoi disa ndërtesa që ndodheshin aty pranë si dhe tetë makina, raportoi policia greke. Gruaja e plagosur nga ky shpërthim në Athinë, po kalonte rastësisht në zonë. Policia tha se bëhet fjalë për një bombë artizanale e cila shpërthue saktësisht jashtë një ndertese qeveritare në qytetin verior të Thessalonikit. Nga shëprthimi janë thyër dritaret dhe janë dëmtuar disa fasada muresh përreth. Grupet majtiste dhe ato anarkiste kanë marrë më parë përgjegjësinë për nëj sërë sulmesh që kanë prekur greqinë , që pas vrasjes së një adoleshenti nga policia në dhjetor të vitit të kaluar , situatë e cila solli komplikacione të shumta për vendin fqinj.