E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, gjenden në det 60 trupa të pajetë

Bosasso (start)-Të paktën trupat e 60 personave u gjetën të vdekur në fundjavë në brigjet e Jemenit. Të gjithë trupat e të vdekurve ishin refugjatë nga Somali dhe Etiopia, ndërsa ishin detyruar nga trafikantët të hidhen në ujë, deklaroi sot një organizatë humanitare. Organizata ''Mjekët Pa Kufij'' (MSF) deklaroi se viktimat e fundit të këtij korridori të rrezikshëm trafiku, kishin udhëtuar përmes Gjirit të Adenit nga qytet porti somalez Bosasso, për t'iu larguar luftës dhe varfërisë në vendin e tyre.

Në një nga incidentet që shkaktuan vdekje të tilla, trafikantët i detyruan refugjatët të hidheshin natën në det, kur ata panë drita në breg dhe menduan se ishin zbuluar nga Roja Bregdetare, deklaruan burime nga MSF. "Ata na detyruan të hidheshim në det edhe pse ishim në një thellësi shumë të madhe, kështu që disa persona u mbytën sepse nuk dinin të notonin", tha njëri nga të mbijetuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›