E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinë, Abbas: S’ka marrëveshje me izraelitët deri në fund të vitit

Jerusalem(start)-Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi sot se palestinezët dhe izraelitët nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje paqeje para mbarimit të mandatit të administratës Bush në fund të vitit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mos arritjen e kësaj marrëveshje e kanë motivuar se autoritet izraelitet janë të zënë me çështje të tjera.

"Dua të them se pas proceseve zgjedhore, do të rifillojmë bisedimet dhe kontaktet për të qartësuar të gjithë çështjet e lëna pezull. Do të pëpiqemi t'i zgjidhim këto çështje sepse deri tani asnjëra prej tyre nuk është zgjidhur", deklaroi Abbas i cili u nis për një vizitë dyditore në Rumani.

Uashingtoni hapi bisedimet e ndërmjetësuara në një konferencë në Annapolis, Maryland vitin e kaluar duke shpresuar se do të arrinte nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, para se presidenti George W. Bush të largohej nga detyra në janar 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›