E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, TransparencyInternational: Edhekorrupsioni në krizë

ATHINË- Korrupsioni, një nga plagët e Greqisë, u prek gjithashtu në vitin 2010 nga kriza ekonomike që u zhyt vendi, sipas një studimi të publikuar sot nga
OJQ-ja ''Transparency International''.

Në vitin 2010, rreth 10,4 për qind e familjeve sinjalizuan një rast korrupsioni nga 13,4 për qind në vitin 2009, në bazë të një sondazhi që zhvillohet çdo vit që prej 2007-s. Shifra e përfitimit nga kjo praktikë është vlerësuar në rënie, me rreth 632 milionë euro, ku shifra më e lartë ishte 394 milionë, që vinin nga ryshfetet në sektorin publik nga 787 milionë euro një vit më parë.

Presidenti i ''Transparency-Grece'', Costas Bakouris, e cilësoi këtë si një përmirësim inkurajues, në një konferencë shtypi. Ai ia atribuoi këtë dhe uljes së nivelit të jetës së grekëve që janë përfshirë që prej verës së kaluar nga një sërë masash shtrënguese si pasojë e krizës ekonomike që është përballur vendi. Pavarësisht angazhimeve të qeverisë për të ngritur moralin e funksionit publik, spitalet, zyrat fiskale dhe urbanizmi kanë mbetur edhe në vitin 2010 në krye të shërbimeve të cilësuara si më të korruptuara, me një rritje prej 9,2 për qind të shumës së kërkuar, rreth 1 492 euro.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›