Mur ndarës meTurqinë, UNCHRkundër planit grek
ATHINË- Pas Komisionit Europian edhe UNHCR-ja ka kritikuar planet e Athinës për të ndërtuar një mur rrethues përgjatë kufirit grek me Turqinë, me qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve të jashtëligjshëm që sa vjen dhe rritet.
Një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve deklaroi se një rrethim i tillë mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjidh problemin. Sipas tij, në sigurinë kufitare duhet të përfshihen edhe mekanizma që lejojnë njerëzit të kërkojnë azil. Ai shtoi se në këtë situatë nuk ka vetëm një aktor, por se janë të përfshirë si Greqia dhe Turqia, por edhe Europa dhe se zgjidhja ka një sërë komponentësh. Vec kësaj, situata në rajonin më problematik mes dy vendeve, është karakterizuar nga UNHCR-ja si krizë humanitare.
UNHCR kritikon planin për ndërtimin e një muri rrethues prej 13 km mes dy vendeve, si zgjidhje të zhvillimeve më të fundit. Ministri grek i mbrojtjes civile Kristos Papoutsis e ka krahasuar këtë plan me rrethimin e ndërtuar përgjatë kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një mur 1,050km i gjatë që shtrihet nga Arizona deri në Teksas i pajisur me kamera, radar survejimi dhe patrulla automjetesh apo avionësh të telekomanduar.
(m.a/News24/BalkanWeb)