Greqi, Trojka mbyll misionin, autorizon lëvrimin e ndihmës
ATHINE- Ndoshta në fillim të muajit Nëntor do të jetë në dispozicion kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë, shuma prej 8 miliard Euro (5.8 miliardë euro të shteteve anëtare të eurozonës dhe 2.2 miliardë nga FMN), sipas një deklarate të lëshuar nga Trojka (Përfaqësuesi i FMN, Bashkimit Evropian dhe Bankës qëndrore evropianë), para largimit të tyre nga Athina.
Përfundoi kështu zyrtarisht misioni i pestë vlerësimit të ekonomisë në Greqi dhe që të lëvrohet kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë, Eurogrupit dhe Bordit Ekzekutiv të FMN-së, i duhet të miratojë konkluzionet e Trojkës.
Trojka do të hartojë tani raportin mbi ecurinë dhe marrëveshjen me qeverinë greke për politikat e kërkuara buxhetore dhe ekonomike me synin futjen e programit ekonomik në rrugën e duhur.
Në deklaratën e tij, ekipi i Trojkës, pranon se recesioni i thellë e bëri të vështirë përpjekjen për të arritur objektivin për zvogëlimin e deficitit të këtij viti, duke lënë të hapur mundësinë dhe të masave të reja për periudhën 2013-1014, me theks zvogëlimin e shpenzimeve, por konsideron se masat për vitin 2012 janë të mjaftueshme.
Trojka pranon se në fushën e privatizimit, ka pasur progres, megjithatë sipas deklaratës, vonesat në përgatitjen e privatizimit të aseteve dhe deri diku përkeqësimi në kushtet e tregut, do të rezultojë në humbje të madhe të të ardhurave të vitit 2011. Qeveria greke ka këmbëngulur në angazhimin e saj për të ardhura 35 miliardë Euro deri në fund të 2014.
Sa iu përket reformave strukturore, Trojka kërkon më shumë reforma të tilla, si sfida me të cilën duhet të përballen autoritetet greke.
Kjo deklaratë e Trojkës, lë të kuptohet se raporti përfundimtar që do hartohet do jetë pozitiv për Greqinë dhe do t’iu japë mundësinë BE dhe FMN, që të marrin vendimin për lëvrimin e këstit të gjashtë të ndihmës, që për Greqinë cdo ditë e më shumë bëhet emergjent.
(BalkanWeb)