E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Eshtë 14-fishuar numri i përdoruesve të internetit

TIRANE-  Numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri është 14 fishuar gjatë katër viteve të fundit. Shifra optimiste për ecurinë e zhvillimit të teknologjisë në vendin tonë është dhënë sot nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimeve për punimet Master të disa studentëve të Fakultetit të Shkencave Natyrore.

“Sot janë 4 mijë studentë në shkollat tona që studiojnë teknologjinë e informacionit, informatikë, inxhinieri elektronike dhe fusha të tjera të informacionit të lidhura me to, që janë të aftë të ndërtojnë, të zbërthejnë kompjutera, të shkruajnë kode, dhe të jenë të aftë që të cojnë dhe shoqërinë përpara”- tha ministri Pollo.

Sipas statistikave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri arriti në rreth 1.3 milionë në vitin 2010, duke shënuar një rritje me 50% krahasuar me të dhënat e vitit 2009. Shqipëria konsiderohet një nga vendet me rritjen më të shpejtë të penetrimit të internetit në vitet e fundit, duke ju afruar niveleve mesatare të rajonit.
(s.g/Aurora Sulce/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pollo: Eshtë 14-fishuar numri i përdoruesve të internetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›