Shqipëri-Kosovë unifikojnë lejet dhe licensat e transportit
TIRANË- Shqipëria dhe Kosova unifikojnë lejet për transportin e lejeve dhe mallrave kjo do të thotë thotë se transporti ndërmjet dy vendeve do të kryhet pa ju nënshtruar sistemit te lejeve, por vetëm në bazë të lejeve dhe certifikatave që subjektet marrin në vendet përkatëse.
Gjithashtu marrëveshja e ratifikuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese përjashton ransportuesit të të dyja palëve nga të gjitha taksat lidhur me pronësinë, regjistrimin dhe qarkullimin e mjetit.
“Është një marrëveshje standart, shumë e mirë, është e negociuar nga të dy palët, është firmosur nga dy ministrat përkatës dhe unë them e përbën një sukses në marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona. I jep një frymëmarrje tjetër marrëdhënieve tregtare tona. Kjo marrëveshje shoqërohent me një fluks shumë të madh të shkëmbimit të mallrave dhe të udhëtarëve. Por edhe hapja e ‘Rrugës së Kombit ka ndihmuar shumë që ka përmisuar kushtet e transportit”,- deklaroi përfaqësuesi i ministrisë së Tranporteve Arian Budo.
Përjashtim nga lehtësitë që parashikon kjo marrëveshje bëhet vetëm për transportin për ose nga vendet e treta, pra kur Shqipëria dhe Kosova do të jenë tranzit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shqipëri-Kosovë unifikojnë lejet dhe licensat e transportit