Greqi, Tsipras nuk e përfill BE-në

Alexis Tsipras
Lideri i partisë së majtës radikale Syriza në Greqi, Alexis Tsipras, ka ngritur shqetësimin ndaj BE-së, e cila po përpiqet ta frikësojë nëse ai arrin të fitojë zgjedhjet e të dielës.
Duke folur para mbështetësve në Athinë, ai është shprehur se është i vendosur për të krijuar një qeveri e cila do të anulojë marrëveshjen e ndihmës dhe të adoptojë një plan të ri të bazuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Tsipras nga ana tjetër ka insistuar se Greqia do të qëndrojë në eurozonë.
Ai nënvizon se BE nuk do mund ta shantazhi apo kërcënojë nëse ai fiton zgjedhjet. Marrëveshja e ndihmës tashmë i përket së kaluarës. Do të jetë pjesë e historisë nga e hëna.
37-vjeçari thotë se shpreson që do të bindë liderët e BE-së se ata nuk mund të detyrojnë që Greqia të dalë nga eurozona.
Nëse një nga 17 vendet shkatërrohet. Zjarri do të jetë i pandalshëm dhe nuk do të kufizohet vetëm në Greqi apo vendet perëndimore, tha Tsipras. Në këtë mënyrë do të thyhej eurozona dhe kjo nuk i intereson askujt.
Kundërshtarët e Syrizës thonë se nëse kjo parti fiton zgjedhje atëherë vendi mund të dalë nga eurozonë dhe ekonomisë do të bëhet katastrofë.
Syriza është rritur në mënyrë spektakolare por elektorati i saj është i paqëndrueshëm dhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme është vështirë të përcaktohet, raporton BBC.
Sipas ligjit, asnjë sondazh nuk mund të publikohet në javën e fundit para zgjedhjeve. Sondazhet e fundit tregojnë se Demokracia e Re dhe Syriza luftojnë kokë më kokë. /F.S/