E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika: Do rivendosim vizat nëse nuk ndalen azilkërkuesit

Sekretarja belge për imigracionin Moggie de Block

Belgjika forcon ultimatumin e saj për Shqipërinë lidhur me respektimin e liberalizimit të vizave. Sekretarja belge për imigracionin, Moggie de Block, gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës ka paralajmëruar vendosjen e vizave mes vendit të saj dhe Shqipërisë në rast se vijohet me të njëjtin ritëm. Sipas saj, që nga nëntori i vitit të kaluar ka patur 342 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë që duke përfituar nga lëvizja e lire kanë ardhur në Belgjikë.

Ndonëse, numri i azilkërkuesve ka patur ulje, janë mesatarisht 45 kërkesa në muaj për azil, ku 90 % e tyre janë nga rajoni i Shkodrës. Ky numër sërish është  i lartë krahasuar dhe me atë të vitit të kaluar ku kishim mesatarisht 31 kërkesa në muaj.

Kjo mund të rrezikojë liberalizimin e vizave  pasi është e patolerueshme që në një vend demokratik, me një president të sapo zgjedhur  dhe ku gjithçka funksionon në mënyrën duhur, të abuzohet me një gjë të tillë, që njerëzit të vijnë dhe të kërkojnë azil pa arsye. Këtu ka krizë ekonomike, por dhe në Belgjikë ka krizë ekonomike. Krizë bankare ka dhe atje. Është më mire që njerëzit të qëndrojnë e punojnë këtu sesa të vijnë atje, sepse Belgjika nuk do i mirëpresë, ka thënë Moggie de Block. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›