E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ndaj Presidentit, Topi: Vërtetuan qëndrimin e BE ndaj politikës

TIRANE-Presidenti Bamir Topi nuk ka heshtur sot ndaj deklaratave që u bënë ndaj emrit të tij dje nga kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

Kreu i Shtetit theksoi sot nga Fieri ku ndodhet për një vizitë se reagimet e djeshme të politikës ndaj raport-progresit të BE për Shiqpërinë, janë prova më e qarë se pse ndërkombëtarët ngelën në klasë Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Sigurisht apeli im lidhesh me momentin e mendimit të Komisonit Europian për cështjen e pranimit ose të mospranimit të statusit të vendit kandidat. Fatkeqësisht ky status dhe kësaj radhe u refuzua. Fokusi kritik i KE dhe fokusi kritik në pozicionin tim si President u rikonfirmua dje dhe njëherë në ngjarjet në Parlament. Sot shoqëria shqiptare po penalizohet në rradhë të parë nga politika. Të gjithë partnerët janë të preokupuar pse politika shqiptare vazhdon të jetë konfliktuale. Konfliktuale në komunikim, në batuta dhe të mos jetë bashkëpunuese. Dhe ju keni parë që fokusi është tek 12 kriteret që lidhen në mënyrë me ekskluzive me Parlamentin shqiptar”.

Sipas Presidentit sharjet dhe fyrjet në parlament janë jo të denja ndërsa apeloi qe politika te bashkepunoje dhe te komunikoje ne menyre civile.
“U kërkohet të komunikojnë në mënyrë civile dhe nuk mund të jetë absolutisht e denjë për Parlamentin që të angazhohet me sharje reciproke dhe batuta dhe jo në atë që kërkohet. Politika duhet të merret vesh, ky është bërë një apel i bezdisshëm, monoton, stereotipik, duke thënë cdo ditë të njëjtën gjë. Unë natyrisht nuk mund të bëj këtu skanerin e politikës shqiptare se këtë ndërkaq e ka bërë vetë Komisoni Europian”.

Një ditë më parë në sallën e Parlamentit, Berisha akuzoi të majtët se janë bërë zëdhënës të Presidentit. Në fjalën e tij ai tha se “atë që i bënë Toptanët dhe Haxhiqamilët Shiqpërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët”.

Ne Fier
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit bëri sot një vizitë pune në qytetin e Fierit, ku u takua dhe zhvilloi bisedime me drejtues të lartë të pushtetit vendor.
Presidenti Topi u informua më konkretisht mbi disa projekte dhe ide veprimi të orientuara drejt mirëqenies së qytetarëve dhe mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet. Presidenti Topi u njoh nga drejtuesit e tjerë lokalë me çështje të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, turistik, arsimor, shëndetësor e kulturor të qytetit, duke u ndalur veçanërisht në problematikat e ndryshme me të cilat përballen qytetarët si dhe autoritetet vendore.

Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve fierakë, duke vënë në dukje ato resurse thelbësore që favorizojnë të gjithë qytetin e Fierit për zhvillim e mëtejshëm e të gjithanshëm të tij.

Më pas, Presidenti Topi u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me qytetarët fierakë dhe vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi tek busti i atdhetarit fierak Tonç Kilica, i cili ngriti flamurin e pavarësisë në këtë qytet. Pas kësaj, Presidenti, i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë, Zeqaj, mori pjesë në ceremoninë e promovimit të disa botimeve të autorë fierakë në Bibliotekën e qytetit. Në këtë promovim, i cili zhvillohet në kuadër të Muajit të Letërsisë – Tetorit, u promovuan albumi fotografik i skenografit Pano Kondo, si dhe vëllimi i katërt i regjisorit, Pëllumb Kulla, “Teatri, kjo lojë magjepëse”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›