Ndërtuesit: Të përshpejtohet hipotekimi i apartamenteve
TIRANE- Pas nismës së kryebashkiakut të Tiranës, Lulëzim Basha për hipotekimin e apartameneteve, ndërtuesit kërkojnë përshpejtimin e këtij procesi, që do t’i japë shtysë shitjes së banesave dhe do të çlirojë një kapital të konsiderueshëm në ekonominë shqiptare. Në ceremoninë e 10 vjetorit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, drejtuesit e saj kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për zgjidhjen e disa problemeve, me të cilat përballet sektori.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të kolapsit që po kemi në tregun e banesave dhe mendoj se një rrugë e mirë për tu ndërmarrë është përshpejtimi i procesit të hipotekimit” tha Artan Dulaku, president i Shoqatës së Ndërtuesve.
Edhe ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh në një mendim me ndërtuesit se “vështirësitë që hasim aktualisht kërkojnë një vëmendje dhe një bashkëpunim më të gjerë, për të kapërcyer vështirësitë e përkohshme dhe për ti dhënë qëndrueshmërinë në kohë industrisë së ndërtimit”
Pas rënies së sektorit të ndërtimit, që nisi që në vitin 2008, si pasojë edhe e ndikimit të krizës globale, këtë vit gjërat po premtojnë për mirë për këtë degë të ekonomisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, aktiviteti i ndërtimit shënoi një rritje prej 4.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
(s.g/Aurora Sulce/ NEWS24/BalkanWeb)