Greqia, Bullgaria e Rumania propozojnë strategjinë për integrimin e Ballkanit
SOFIE- Bullgaria, Greqia dhe Rumania i propozojnë Brukselit një strategji për përshpejtimin e procesit të pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministrat e tre shteteve i kanë dërguar një letër Komisionarit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, dhe komisionarit për politikë rajonale, Johanes Han, ku përcaktojnë tre objektivat kryesore të strategjisë.
-Përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, duke përshirë dhe kriteret politike të Kopenhagen
- Implementimin e sa më shumë projekteve të BE në rajon, përfshirë dhe politikën e re të kohezionit
- Bashkëpunim ndërkufitar në ndërtimin e insfrastrukturës, energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar
Strategjia parashikon gjithashtu një menaxhim më të mirë të fondeve të BE-së, për ti ardhur më shumë në ndihmë popullit të rajonit.
“Angazhimi ynë për perspektivat europiane të Ballkanit Perëndimor është i bazuar në bindjen se vetëm në këtyrë mënyrë mund të ndihmojmë reformat në vendet tona fqinje, dhe në të njëjtën kohë marrëdhënie të mira në rajon.” Deklaroi dje ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov, raporton ministria e jashtme bullgare.
(s.g/BalkanWeb)