E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Videoja raciste, pezullohet komandanti ushtarak

TIRANE-Pas skandalit me videon raciste greke kundër shqiptarëve vjen dhe reagimi i zëvëndës Ministrit të Mbrojtjes greke Panagiotis Beglitis. Në një njoftim të Ministrise të Jashtme të Shqipërisë thuhet se zyrtarisht diplomati grek dënon si të papranueshme thirrjet raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve që forca speciale greke lëshuan ndërsa parakalonin ne Athinë për festen kombëtare të Greqisë.
Zv/ministri i mbrojtjes greke Panagiotis Beglitis tha se “qeveria greke ka ndermarre per ngjarjen nje hetim te plote dhe ka pezulluar nga detyra oficerin që drejtonte kontigjentin”.
“Unë besoj se këta persona nuk kane vend në trupën e Marinës Kufitare e cila po ndryshon dhe organizohet në një mënyre të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”, tha zv ministri grek.
Një dite me pare reagoi dhe ambasadori grek, në Tiranë Nikolaos Paziosi cili i kërkoi zyrarisht falje Ministrit të Jashtëm Meta në emër të qeverisë greke. Ambasadori grek tha se qeveria greke do ti shkoje deri ne fund hetimit dhe autoret do ndeshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Reagimi vjen pas videos skandaloze ku në një ditë të shënuar për Greqinë, atë të festës Kombëtare ushtarakët kanë kënduar këngë si dhe kanë bërë thirrje antishqiptare në mes të Athinës. “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, që në greqisht thuhet “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”.
Ajo cka rëndoi incidentin ishte se ne paradë kishte të pranishëm dhe politikanë grekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›