Haga shprehet për pavarësinë në nëntor
HAGë - Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë në Hagë mendimin këshillëdhënës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës do ta bëjë publik nga fundi i nëntorit dhe jo në maj ose qershor, siç është pritur, shkruan gazeta “Politika” e Beogradit, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.
Gazeta vë në pah se kjo shtyrje është e lidhur me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia deri atëherë t’i dorëzojë Tribunalit të Hagës, të akuzuarin për krime lufte dhe gjenocid Ratko Mladic.
Por, sekretari dhe shefi i departamentit për informim të GJND-së i ka deklaruar gazetës “Politika” se “ende nuk dihet se kur do të japë Haga mendimin këshillëdhënës” dhe se “të gjitha parashikimet janë spekulime".
(d.b/BalkanWeb)