Greqi, adoleshentja shet foshnjën e saj dhjetëjavëshe
Një 12-vjeçare në Greqi u ndalua nga policia, pasi tentoi të shiste për 12500 euro foshnjën e saj të sapolindur, vetëm dhjetëditëshe. Çifti që kishte kërkuar të blinte foshnjën, ishin policë. Vajza pritet të lihet e lirë për shkak të moshës. Sipas të përditshmes greke, Athens News, së bashku me nënën e mitur, në pranga kanë përfunduar halla e saj 44-vjeçare dhe prindërit e vajzës, 65 dhe 71 vjeç. Policia ishte informuar nga burimet e saj në Ksrysoupoli, një qytezë në Greqinë Qendrore, dhe kishte organizuar operacionin. Foshnja tashmë është në duart e mjekëve, pasi policia e dërgoi atë në spital.