E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina heton ish-presidentët, kanë falur të dënuarit pa kriter

Krasniqi dhe Sejdiu

Sejdiu: Jam gai të përballem me drejtësinë, kam respektuar Kushtetutën.

Dy ish-presidentë të Kosovës janë nën hetim për shkelje Kushtetute në dekretet e tyre mbi faljen e të dënuarve. Sipas mediave në Prishtinë, Prokuroria e qarkut ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, për shkelje të ligjit për faljet dhe Kushtetutën e Kosovës. Prokuroria ka njoftuar për mediat se Sejdiu dhe Krasniqi, bashkë me anëtarët e komisioneve ad hoc kanë falur të dënuar për krime të rënda, si trafikim qeniesh njerëzore, vrasje të dyfishta e dhunim. Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve, por po punohet shpejt. Në fakt, unë kam kërkuar nga policia që me urgjencë të grumbullojë informacione, tha për KTV prokurorja Drita Hajdari. Sipas të dhënave, që nga viti 2009, presidentët kanë falur pjesërisht dhe plotësisht më shumë se 236 vite burgim për 227 të dënuar, mes tyre vetëm 10 femra. Këtë vit, Presidentja Atifete Jahjaga ka falur vetëm 15 persona, kryesisht me dënime të lehta.
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj këtyre shkrimeve, duke u shprehur i gatshëm të përballet me drejtësinë. Duke u bazuar në këtë lajm, si President i vendit në periudhën kohore 20062010, dhe njëkohësisht si dekretues i faljeve në dy vite (2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet, edhe pse unë personalisht nuk kam asnjë njoftim, dua të theksoj se: Në vitin 2009 dhe 2010, në prag të Ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në dispozitat e Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit Mbi faljet kam dekretuar faljen apo zbutjen e dënimit në dy rastet nga 62 persona, pra gjithsej 124 për dy vite. Veprimin e kam ndërmarrë në bazë të konsultimeve të zhvilluara më herët me organe kompetente, përkatësisht pjesën përgatitore me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e enteve ndëshkimore të Kosovës dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës. Sejdiu theksoi se Jam i gatshëm, çdo herë dhe në çdo kohë, tu jap kontributin tim organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion.

Qeveria: Jo zgjedhjeve serbe
Qeveria e Kosovës u shpreh kategorikisht kundër idesë së mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Në reagimin e parë për këtë çështje, kabineti Thaçi e konsideroi qëndrimin e Beogradit si të papranueshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës kujton edhe një herë Beogradin zyrtar, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni apo të drejte mbi Republikën e Kosovës. Vendimi i sotëm e demaskon qëndrimin antieuropian të Serbisë ndaj Kosovës, si dhe demonstron që Serbia vazhdon të ushqejë politikat e shekullit të kaluar, thuhet në deklaratë. Reagimi erdhi menjëherë pasi Presidenti Tadiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve më 6 maj dhe kryeparlamentarja serbe, Dejanoviç, tha se ato do të mbaheshin në të gjitha komunat (përfshirë edhe Kosovën).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›