E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, alarm i rremepër bombë nëAmbasadën Amerikane

ATHINE- Një alarm fals për bombë në Ambasadën Amerikane në Athinë ka shkaktuar ndërhyrjen e forcave të antiterrorizmit që në orët e para të mëngjesit, ndërsa janë marrë masa të menjëhereshme për sigurinë brenda dhe jashtë ndërtesës.

Një telefonatë anonime pak pas mesnatës në redaksinë e një gazete, kishte paralajmëruar për bombë në zyrat e Ambasadës së SHBA pas rreth 40 minutash.

Menjëherë pas telefonatës, pasi ka izoluar zonën policia ka deklaruar se bëhej fjalë për një alarm fals, një fenomen ky mjaft i shpeshtë kohët e fundit në Greqi.
Atentati që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zyrat e Ministrisë së Rendit, e që shkaktoi vdekjen e ndihmësit të minstrit, nuk ishte paralajmëruar.

Policia greke vazhdon të dyshojë se bomba brenda Ministrisë së Rendit ishte e prodhuar jashtë vendit.
Bëhet fjalë për një lloj eksplozivi, jo të përdorur më parë në Greqi, por i ngjashëm me ata që përdoren nga organizata terroriste si IRA dhe ETA, dhe mbi të gjitha për mënyrën se si u dërgua në destinacion.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›