E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i ripohon se do të ketë arrestime

PRISHTINE-Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX mohon se po i bëhet presion në hetimet që po i bën ndaj zyrtarëve të lartë në Kosovë, përderisa vazhdon të paralajmërojë se krahas hetimeve do të bëjë edhe arrestime të zyrtarëve të implikuar në krim të organizuar dhe korrupsion, bën të ditur sot Koha Ditore.

Karin Limdal, nga EULEX-i ka theksuar se shumë raste të hetimeve kërkojnë kohë dhe fakti se nuk ka shenja që shihen publikisht, nuk do të thotë që hetimet nuk po zhvillohen.

“Duhet ta kemi parasysh se jo në të gjitha rastet ka nevojë për arrestime, në mënyrë që një hetim të zhvillohet”, u shpreh Limdal.

Zyrtarët e EULEX-it, hedhin poshtë mundësitë që ndërhyrjet politike të jenë shkaktarë të mungesës së arrestimeve të paralajmëruar më parë.
“Prokurorët e EULEX-it dhe hetuesit janë duke bërë punën e tyre pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Të 27 shtetet anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për aksionet tona të fundit”, ka thënë Limdal.

Kjo zëdhënëse ka rikujtuar se faktin se hetimet që po i bën EULEX-i kërkojnë kohë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›