Përse pikëllohen bijtë e bllokmenëve, në prag të liberalizimit të vizave?
Kusari nuk e do dritën. Mëkatarin e papenduar e mërzit këmbana e kishës. Socialistët nuk e duan kështu hapjen e Shqipërísë. Nuk ka si t’i gëzohet drejtësísë krimineli. Nuk e miraton barazínë para ligjit zullumqari. Kush ka vjedhur pasurínë e tjetrit, s’e duron transparencën. Bijve të bllokmenëve u mjafton vetja. Ata nuk mund të njohin tjetër autoritet. Mësuar të sundonin me qarkore partie, ata nuk pranojnë të mbrohen të drejtat e viktimave të tyre. Nuk ka si të pranojnë ata që kulaku të pasurohet sot ndershmërisht; a të marrë pjesë në qeverisjen e vendit. Nuk i honepsin lirítë e botës së qytetëruar këta ithtarë të diktaturës. Por, si dinakë e mashtrues që janë, nuk dalin kurrë haptas. Nuk i shpalosin synimet e tyre të mbrapshta. E kundërta! Ata flasin me patos për futjen e Shqipërísë në Europë; për heqjen e vizave, për luftën kundër korrupsionit, për barazi të të gjithëve para ligjit. Në thelb, nuk e pranojnë këtë barazim sidomos ndaj atyre, të cilëve “u kanë vrarë baballarët”, etj. Bijtë e bllokmenëve duan t’i imponohen Perëndimit me slogane perëndimore. Me artin e mashtrimit në shpirt, ata shtiren më demokratë se demokratët, më europianë se europianët, më liberalë se misionarët e mëdhenj të demokracive të vërteta. Ata të mahnisin me aftësínë për interpretimin e parimeve të shenjta të lirísë. Ata mendojnë se mund të mashtrojnë edhe baballarët e qytetërimit perëndimor. Prandaj, tek shohin që Europa nuk miraton synimet e tyre, nisin të shpifin një mijë e një të zeza për ta penguar liberalizímin e vizave dhe integrimin e Shqipërísë në BE. Sepse, të përkëdhelurit e diktaturës duan vetëm të rifitojnë privilegjet e djeshme, të pamerituara. Se nuk ka se si të pranojnë hajdutët e dalë nga “rebelimi komunist”, të akuzohen për zullumet e kryera gjatë sundimit të tyre tetëvjeçar! Përkundrazi! Ata duan që Perëndimi t’i pranojë ashtu siç janë: të pasuruar me grabitje; të privilegjuar qysh nga origjina; të paprekshëm nga ligji; të justifikuar për krimet e djeshme dhe të sotme, etj.
Shkurt, bijtë e bllokmenëve nuk pranojnë një liberalizim vizash dhe një integrim që do t’i trajtonte si mëkatarë. Prandaj alarmohen nga Rezolutat, me të cilat Europa vlerëson reformat madhore të Shqipërísë dhe nuk i zë gjumi, kur shohin mbajtjen e premtimeve nga mazhoranca. Prandaj sajojnë kriza artificiale. Prandaj veprojnë si Sigurími i djeshëm i Shtetit, i cili u montonte shqiptarëve më të ndershëm akuzat më false. Populli thotë: “Kur i vjen qenit ngordhja, ndot te dera e xhamísë!”. Udhëheqja socialiste po vërteton se nuk pajtohet me sukseset e demokracisë. Ajo po kundërshton miratimin e ligjeve për reformat e mëdha dhe po pengon integrimin e Shqipërisë në Europë. Ky është bumerangu fatal i të gjithë atyre, që ia kanë me të padrejtë popullit. Ndoshta kështu ndëshkohen të gjithë mëkatatarët prej synimeve të tyre antikombëtare. Prandaj ndoshta ata dhe dalin kundër çdo progresi (A nuk po shpallen edhe kundër zgjedhjeve vendore?). Mirëpo presionet, ultimatumet dhe shantazhet e tyre u afrojnë epilogun e tyre tragjik. Sepse dhe bota e qytetëruar po bindet që bijtë e bllokmenëve, të vetëshpallur “socialistë”, duan ta bllokojnë hapjen e Shqipërisë; të sabotojnë progresin e demokracisë dhe të mbjellin iluzionin se kjo e fundit është vetëm një degradim, një shkatërrim i “parajsës” së tyre të krimit. Mirpo bijtë e bllokmenëve sillen sikur dhe ëndërrojnë gjoja t’i bashkohen një shoqërie të emancipuar. Mos vallë këtu ka diçka të vërtetë, kur mendomn që për ta nuk ka rrugë tjetër shpëtimi? Se dhe ata ndoshta e duan përkohësisht këtë bashkim me qytetërímin sipas pikëpamjes së vet? Duan që Perëndimi t’i pranojë kështu siç janë, pa asnjë kusht. Kushedí! Ndoshta duan që Europa të pajtohet me krimet e komunizmit si me një domosdoshmërí historíke. Që grabitja e pronës prej tyre të çmohet si vazhdim natyral i “reformave” të komunizmit. Shkurt, bijtë e bllokmenëve po bëhen sot pengesa kryesore për përparímin e vendit, për realizimin e reformave madhore demokratike, për emancipimin e shoqërísë shqiptare!...
Bijtë e bllokmenëve bëhen edhe më të neveritshëm, sidomos ngaqë nuk dalin haptas. Pikërisht ngaqë klithin sikur janë për liberalizimin e vizave; sikur duan integrimin e shpejtë të vendit në Europë (Ndërkohë që lobojnë nëpër botë që t’i pengojnë të gjitha proceset integruese të Shqipërísë!). Prandaj, sapo dëgjojnë nga Europa dhe bota një qëndrim aprovues ndaj sukseseve të mazhorancës qeverisëse; sapo diktojnë gadishmërínë e miqve të mëdhenj për një pranim të Shqipërisë në strukturat europiane, kërcejnë përpjetë si t’i ketë pickuar gjarpëri dhe nisin e shtrembërojnë edhe vetë domethënien e Rezolutave të Këshillit të Europës. Dhe nisin e ulërijnë si çakej se gjoja kështu u marka mëqafë populli dhe e ardhmja e vendit (!). Sikur kështu u dëmtoka demokracia, vota e lirë dhe pavarësía e institucioneve (!). Bijtë e bllokmenëve nuk mund të pajtohen me humbjen e statusit të tyre të privilegjuar pa meritë. Nuk mund të pranojnë ata të kërkohet llogarí për krimet e komunizmit. Ata janë dhe do të mbeten besnikë të atyre “idealeve” kriminale, me të cilat “mbretëruan” me zjarr e me hekur, mbi një popull, që i pagoi aq shtrenjtë mashtrimet, grabitjet, krimet dhe gjithë aventurat e tradhëtítë e tyre të mëdha !...