E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Cërvenkovski:Gruevski do përgjigjetpër kriminalitetin

SHKUP-Mijëra veta kanë marrë pjesë mbrëmë në protestën e organizuar nga opozita maqedonase e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM).

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski deklaroi mbrëmë se me këtë protestë fillon edhe beteja për zgjedhje të parakohshme.
“Pavarësisht rrjedhës së Samitit të NATO-s në nëntor, LSDM në nëntor do të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit, për të vendosur më pas qytetarët në zgjedhje se a janë për Maqedoninë fitimtare apo humbëse”, ka theksuar Cërvenkovski.

Ai e ka quajtur gënjeshtra zërat se vetëm kryeministri Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE po e mbrojnë emrin e Maqedonisë.

Cërvenkovski e ka quajtur pushtetin aktual një regjim që po merret me pastrimin e parave. “Prandaj nuk ka para për punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, për ushtarët profesionistë, për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë, për fermerët. Prandaj vonohen rrogat dhe se fondi shëndetësor dhe pensional janë në kolaps”, ka theksuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
“Jo zotëri Gruevski, nuk bëhet fjalë për atdheun, por bëhet fjalë për para. Unë dua të bëjë të qartë, para këtij populli dhe në emër të këtij populli të bëjë me dije se për këtë kriminalitet, për të grabitje, për këtë tradhti nën maskën e patriotizmit të rrejshëm, ju do të përgjigjeni. Drejtësia do të ju arrijë. Ju garantojë”, ka theksuar Cërvenkovski.

Opozita bëri të ditur se në protestën mbrëmë kanë marrë pjesë prej 40 mijë deri në 45 mijë veta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›