E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP, Berisha: Zgjidhje përfundimtare për problemet energjetike të Shqipërisë

TIRANE - Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit zhvillon mbledhjen nën drejtimin e kryeministrit Berisha. Në qendër të kësaj mbledhjeje është miratimi i planit kombëtar sektorial për projektin e gazsjellësit TAP.

Kryeministri Berisha theksoi se ky plan përbën dokumentin final të autoriteteve shqiptare, për konsorciumin që ndërton gazsjellësin që kalon në territorin e Shqipërisë dhe në pjesën detare të saj. Sipas Berishës, projekti TAP është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë.

“Gazsjellësi TAP është projekti më gjigand. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin. TAP fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar, sepse fusha të tjera të mëdha gazi nga Turkmenistani dhe zona të tjera do ti bashkohen në të ardhmen. Projekti është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. E vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm në problemet energjetike evropiane. Eshtë një rast për të falënderuar të gjithë ata që kontribuan në përzgjedhjen e këtij projekti.”- u shpreh kryeministri Berisha.

Sipas Berishës, gazsjellësi TAP i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë.

“Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria. Rezerva që janë në eksplorim e sipër.”- vijoi kryeministri.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›