Antidroga prangos 3 grupe trafikantësh
TIRANE -Skuadra e Antidrogës së policisë së Tiranës ka "gozhduar" tre grupe shpërndarësish të marijuanës në kryeqytet, të cilët ishin "padronët" e zonave të Bllokut, rrugës "Myslym Shyri" e "Zhan D'Ark", si dhe furnizuesit kryesor të gjimnazeve.
Aksioni ka nisur të premten dhe është përfunduar vetëm në të gdhirë të ditës së djeshme. Antidroga ka bllokuar edhe një banesë private, e cila shërbente si bazë për grumbullimin dhe ndarjen e marijuanës në porcione 500-lekëshe, siç mbërrijnë tek përdoruesit dhe tymosësit e marijuanës. Baza ndodhej në bulevardin "Zog i Parë", shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Janë arrestuar 7 persona të implikuar në rrjetet e shpërndarësve, ndërsa në një rast tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Sasia e marijuanës së sekuestruar është në rreth 2.3 kilogramë, e cila e shitur prej shpërndarësve kap vlerën prej 270 mijë lekë të reja. Burimet thanë se të arrestuarit kanë deklaruar se marijuanën ua kishin blerë distributorëve të kultivuesve të zonave të jugut të Shqipërisë, dhe kryesisht nga Lazarati. E kanë nisur nga më "i vogli" për ta mbyllur me arrestimin e më "të mëdhenjve", oficerët e skuadrës së Antidrogës së Tiranës. Aksioni ka startuar të premten, me kapjen e tre shpërndarësve të zonës së Bllokut në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar Jotjon Bërdilla, Armando Hysnelaj dhe një person tjetër me inicialet D.C. Ndonëse u janë kapur një sasi e vogël porcionesh, oficerët kanë mundur t'u dokumentojnë akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Për dy të parët është vendosur arresti, kurse për D.C., është vendosur hetim në gjendje të lirë. Të dielën, policia ka arrestuar Enis Matën, Franc Jasharin, Frenki Kaun dhe Andi Krajën, që të gjithë 18-vjeçarë dhe nxënës në vitet e katërta të gjimnazeve. Katër gjimnazistëve u janë sekuestruar rreth 1.5 kile hashash të ndarë në mbi 350 porcione dhe gati për shitje.
(d.b/GSH/BalkanWeb)