Presidenti Topi në Romë në Samitin Botëror të Ushqimit
TIRANE- Presidenti i Republikës,Bamir Topi dhe zonja e pare e vendit Teuta Topi, jane nisur sot drejt Italise në krye të një delegacioni zyrtar që merr pjesë në Samitin Botëror të Kryetarëve të Shteteve e Qeverive mbi ushqimin, të organizuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. samiti i zhvillon punimet ne Rome në datat 16-18 nëntor.
Në ditën e parë të Samitit Kreu i Shtetit Shqiptar do mbajë një fjalim në të cilin do të bëjë një panoramë të situatës në Shqipëri dhe të sfidave e angazhimit të vendit tonë në kuadër të sigurisë ushqimore.
Gjithashtu Presidenti Topi do ndalet edhe në shqetësimin global mbi rritjen e nivelit të urisë në botë, ndërsa gjatë Samitit do zhvillojë takime me homologë pjesëmarrës të vendeve të tjera.
Tema qëndrore e e punimeve të Samitit është siguria ushqimore botërore me vëmendje të posacme, që në ditën e parë të Samitit, të një angazhimi global mbi crrënjosjen e shpejtë e të plotë të urisë në botë, për të cilën 60 krerët pjesëmarrës të shteve e qeverive do miratojnë një deklaratë të përbashkët.
(s.g/BalkanWeb)