Zgjedhjet e pjeshme, KZAZ-të shpallin rezultatet. Fiton PD
TIRANE- Në pesë njësitë vendore ku të dielën u zhvilluan zgjedhje të pjeshme për pushtetin vendor, ka përfunduar procesi i numërimit .
Në Tiranë zgjedhjet u zhvilluan në njësinë numër 10 dhe KZAZ ka përfunduar në orët e para të mëngjesit procesin e numërimit të kutive të votimit. Nga 4251 vota që kanë rezultuar të vlefshme, 3385 kanë qenë në favor të kandidatit të PD-së Blendi Fuga, 886 vota kanë shkuar për kandidatin e LSI-së Gjergji Thomai.
Në Fierzë të Bajram Currit, sipas të dhënave nga KZAZ fitues është Gjelosh Pepkolaj i PD-së me 94% të votave. Ai ka marrë 903 vota nga 958 të vlefshme, ndërsa është votuar në 8 qendra votimi. Mehmet Ponari i LSI-së arriti të marrë vetëm 54 vota, duke humbur kështu me një rezultat të thëllë kundrejt rivalit demokrat.Mësohet se materiali zgjedhor ka mbërritur mbrëmë pas mesnatës në KQZ.
Në bashkinë e Fushë Arrëzit, rezultatet e numërimit janë bërë të ditur rreth orës 23.00 të së dielës. Fitues ka dalë kandidati demokrat Alfred Qafa me 969 vota, kundrejt kundërshtarit të tij Dedë Gjergji i LSI-së i cili mori 445 vota.
Në komunën Otllak të Beratit, 2450 vota ka marrë kandidati i PD-së, Muharrem Hoxha, ndërsa kandidati i Partia e Punës së Riorganizuar, Viktor Becolli, ka marrë 329 votam, dhe Nasi Gjoka i LSI-së ka marrë 316 vota.
Në bashkinë e Klosit fitues është kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri me 2535 vota, ndërsa kandidati i LSI-së ,Xhevdet Reci ka marrë 990 vota. KQZ pritet që të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deklaroi mbrëmë për televizionin News24 se procesi i votimit në 5 njësitë vendore ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident ndërsa pjesmarrja nuk ka mundur të kalojë shifrën e 20%. Sipas Leonard Ollit, pjesmarrja e vogël është e kuptueshme për shkak të numrit të vogël të subjekteve politike që garojnë në këto njësi vendore.
Zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë njësi vendore ishin më tepër teknike se sa politike, pasi në këto zgjedhje garuan përballë njëra-tjetrës dy parti, që tashmë janë së bashku në koalicionin qeverisës. Ndërkohë Partia Socialiste bojkotoi zgjedhjet në shenjë proteste ndaj mos transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
(s.g/balkanWeb)