E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykatat parlalele në veri të Mitrovicës, të paligjshme”

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e cilësoi vendimin e Serbisë si ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kosovës. Kelmendi tha se gjykatat paralele në veri të Mitrovicës janë të paligjshme dhe nuk mund të funksionalizohen me vendimet e autoriteteve në Beograd.Sipas saj, çdo vendim i tyre nuk do të gjejë zbatim në territorin e Kosovës. Ky qëndrimi i Prishtinës zyrtare vjen pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Serbisë në ditën e fundit të vitit të kaluar, për betimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë për gjykatën në veri të Mitrovicës, e cila do të ketë degët e saj edhe në enklavat e tjera serbe.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›