E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, atentate në Athinë, nuk dihen autorët

Tetë atentate ndodhën mesnatën e kaluar në kryeqytetin helen, Athinë, kundër ndërtesave të bankave, zyrave të Partisë Konservatore në pushtet dhe disa makinave duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi u bë ditur nga burime policore.

Atentate me lëndë plasëse u kryen pas orës 23:30 GMT në lagje të ndryshme të kryeqytetit grek.

Shpërthimet kanë prekur ndërtesat e dëgëve të bankave "Citibank", "Alpha Bank", "Bankës Kombëtare"  dhe zyrat e Partisë në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›