Greqi, bombë rezidencës së kreut të komunitetit pakistanez
ATHINë - Një bombë artizanale shpërtheu jashtë rezidencës së liderit të komunitetit pakistanez në qendër të Athinës në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar dëme të konsiderueshme por jo viktima, deklaruan burime policore.
"U shkaktuan dëme të konsiderueshme në hyrjen e ndërtesës u dëmtuan edhe tre automjete por nuk pati të vdekur. Nuk ka ende deklarata për marrjen e përgjegjësisë për këtë akt", deklaroi një zyrtar i policisë greke.
Ishte incidenti i dytë me bombë në më pak se 24 orë duke qenë se një tjetër bombë shpërtheu në dhe dëmtoi zyrat qendrore të një grupi të qendrës së djathtë greke në qendër të Athinës në orët e paradites së djeshme, megjithëse nuk pati viktima apo të lënduar.
Janë zhvilluar një seri sulmesh me bomba artizanale nga grupe të majta dhe anarkistët në Greqi, që nga momentin kur trupat policore vranë adoleshentin 15 vjeçar që përkeqësoi situatën dhe nxiti trazirat më të ashpra në vend gjatë dhjetorit të vitit 2008.
(d.b/BalkanWeb)