Kuvend, Gjana ha grushtin “qorr” të Gazmir Bizhgës
TIRANE-Seanca e djeshme parlamentare, nga e cila pritej pajtimi mes maxhorancës dhe opozitës, u shndërrua për disa momente në seancë sherri mes deputetëve të të dyja krahëve, të cilët nuk kanë kursyer jo vetëm fjalorin banal ndaj njëri-tjetrit, por as grushtet. Gjithçka nisi kur deputeti socialist, Gazmir Bizhga kërkoi të merrte fjalën për replikë pas deklaratës së kolegut të tij demokrat, Igli Cara, i cili lëshoi disa akuza në adresë të tij. Sipas Carës, në periudhën kur në pushtet ishte e majta, Durrësin e kontrollonte mafia e degës lokale të Partisë Socialiste. Kaq ka mjaftuar që Bizhga të çohej nga karrigia dhe të kërkonte të drejtën e replikës, edhe pse kolegu i tij demokrat nuk i përmendi emrin. Reagimi jonormal i Bizhgës shkaktoi irritimin e disa deputetëve demokratë, në mënyrë të veçantë të Genc Strazimirit. Ai debatoi ashpër me Bizhgën, i cili ka tentuar ta godasë, por është neutralizuar në kohë nga rojat e Gardës. Seanca u ndërpre fillimisht për 5 minuta dhe pas rifillimit të saj me një replikë të Bizhgës, situata ka precipituar shumë shpejt, sërish në përplasje mes tij dhe deputetëve demokratë. Situata degjeneroi deri në incident fizik.
Grushti për Gjanën
Grushtin e destinuar nga Bizhga për ministrin e Transporteve, Sokol Olldashin, e ka ngrënë në bark në fakt, deputeti Jemin Gjana. Gjithçka ndodhi pas sherrit të parë që u bë mes Strazimirit dhe Bizhgës. Pas një ndërprerje të parë të seancës, pjesa tjetër filloi me replikën e deputetit të PS-së, Gazmir Bizhga. Por, ky i fundit nuk u mor aq me Strazimirin, meqenëse deputeti i PD-së nuk ishte në sallë. Por, kur Bizhga ishte në përfundim të fjalës, Strazimiri, Olldashi e Gjana hyjnë në sallë. Olldashi nuk ulet në vendin e ministrave, por në rreshtin e parë të deputetëve të PD-së. Menjëherë sapo Bizhga mbaroi replikën, Olldashi i thotë: “Ik ore, mustaqemut!”. Bizhga që e dëgjoi, iu kthye: “Kujt i thua kështu ti more, shkërdhat!”. Niset menjëherë nga podiumi kryesor i folësit, në drejtim të Olldashit në rresht të parë të PD-së. Strazimiri plotëson: “Ti je kriminel, nuk duhet të jesh në këtë Parlament”. Por, Bizhga e kishte sherrin me Olldashin. Në momentin që shkon t’i qëllojë ministrit, në mes të të dyve përfshihet Jemin Gjana, i cili në fakt, hëngri edhe grushtin e drejtuar për Olldashin. Aty më pas ka shkuar dhe deputeti tjetër i PD-së, Paulin Stërkaj, e ndërkohë u ngritën gjithë deputetët e PS-së. Mandej u desh ndërhyrja e Gardës për të shmangur precipitimin e situatës drejt kaosit total, për shkak se deputetët e të dyja krahëve filluan të shahen me fjalor banal me njëri-tjetrin.
(d.b/BalkanWeb)