E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prapë tërmet në Turqi

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi provincën Van, në pjesën lindore të Turqisë, njoftoi observatori gjeologjik Kandili.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Molakasim, ndërsa tani për tani nuk ka të dhëna për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale.

"Dy tërmetet paraprake e shndërruan Vanin në qytet të vërtetë të shpirtrave", deklaroi guvernatori i Vanit, Munir Karallogllu, i cili bëri thirrje për ndihmë humanitare për të mbijetuarit.

Tërmeti me intensitet prej 7,2 ballëve, muajin e kaluar dhe tërmeti me intensitet prej 7,7 ballëve, javën e kaluar, në pjesën lindore të Turqisë shkaktuan vdekjen e 644 personave dhe shkatërruan rreth 2 mijë ndërtesa.

Mijëra njerëzve, të cilët mbetën pa kulm mbi kokë, problem shtesë u paraqet koha jashtëzakonisht e ftohtë për këtë periudhë të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›