Cameron: Kriza evropiane, një mundësi e re

Kështu ka deklaruar kryeministri britanik, David Cameron, në një fjalim të mbajtur në Londër.
Cameron ka theksuar se përfaqësuesit e Britanisë duhet të tërhiqen nga Brukseli në Ëestminister, në kuadër të një plani për një reformë jetike për të ardhmen.
“Edhe pse Bashkimi Evropian nuk është në kontakt me ne për shumë çështje, nuk është në interesin kombëtar të Britanisë që të dalë nga Unioni”, u shpreh kryeministri.
Deklarata e tij erdhi pasi disa eksponentë të konservatorëve u shprehën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Duke theksuar se BE shpesh herë shihet si një “union abstrakt” dhe i shkëputur nga realiteti ekonomik, kryeministri nënvizoi vizionin e tij për një këndvështrim më të avancuar, si dhe për një union “fleksibël” dhe “ndryshe”, që vë avancimin e standardeve të jetesës së qytetarëve mbi të gjitha.