Greqi, drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1 ton hashash

Bum sekuesrtrimi droge në Greqi.Një operacion i rojës bregdetare greke ka sekuestruar një prej sasive më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë në Greqi. Njësitë speciale të saj kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje me sasinë e drogës, e cila vinte nga Shqipëria. Roja bregdetare deklaroi se forca të shumta të saj mundën të bllokojnë gomonen 11 metra të gjatë, me dy motorë 350 kuaj fuqi secili, sasinë e drogës 1000 kg dhe një automatik tip Kallashnikov me 70 fishekë. Ndërkohë është bërë i mundur arrestimi i katër personave, të cilët po prisnin ngarkesën në bordin e një furgoni me targa greke. Tre prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa njëri grek. Sipas policisë, drejtuesi i gomones mundi të shpëtojë, duke u hedhur në det.