E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni në Afganistan, kthehen paqëruajtësit e "EAGLE 3"

Kthehen nga misioni në Afganistan Kontigjenti "EAGLE 3" dhe Kontigjenti 9-të paqeruajtës pasi përmbushën me sukses misionet e tyre, përkatësisht në Kandahar dhe në Herat të Afganistanit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare në shërbim të paqes, lirisë dhe sigurisë në botë.
Kontigjeni "EAGLE 3”, i cili përbëhej nga 45 forca, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr u zëvëndësua para pak kohësh nga Kontigjenti "EAGLE 4", ndërsa Kontigjenti i 9-të, prej 222 forcash efektivë të Batalionit të Motorizuar dhe Batalionit të Transportueshëm nga Ajri u zëvëndësua nga Kontigjenti i 10-të paqeruajtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›