Tepelenë, zjarr në fshatin Lekël, banorët: S’ka zjarrfikëse
TEPELENË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në fshatin Lekël të Tepelenës. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e poshtme të fshatit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
Raportohet se zjarri ka mbi dy orë që po shkrumbon ullishte dhe pemë frutore në fshat, ndërsa në vendngjarje ska asnjë zjarrfikëse.
Zjarri nuk ndodhet në afërsi të zonave të banuara, por mungesa e zjarrfikëseve e bën situatën serioze. Banorët e fshatit kanë shprehur ankesa për mospraninë e zjarrfikseve. Ata thonë se janë përfshirë vetë në shuarjen e zjarrit.
Një nga banorët e fshatit Lekël, në një lidhje telefonike për News24 raporton i shqetësuar gjendjen e krijuar nga përhapja e flakëve të zjarrit. Sipas tij, edhe pse flakët janë ende larg, zjarri vazhdon të përhapet me shpëjtësi dhe vetë banorët nuk mund të bëjnë asgjë për ta shuar.
Zjarri ka marrë një përhapje të madhe janë përfshirë disa hektarë. Kështu kanë bërë edhe para dy vjetësh zjarrfikësit. Edhe pse zjarri është larg ne kemi frikë pasi ata nuk vijnë dhe para dy vjetësh zjarri është përkapur aq shumë sa ka vënë në rrezik edhe banesat”, tha banori.
Aktualisht mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po kordinojnë punën, por flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës e temperaturave të larta. Zjarrëfikësit e kanë të vështirë mbërritjen në këtë fshat, si pasojë e terrenit të vështirë.
(m.a/BalkanWeb)