E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ekstremi i djathtë deklarohet kundër emigrantëve



Në prag të zgjedhjeve në Greqi, lideri i të djathtës ekstremiste, George Karatzaferis deklaroi se duhet të frenohet vërshimi i emigrantëve si dhe të dënohen politikanët e korruptuar. “Greqisë duhet t’i vijë turp për politikanët e korruptuar, të frenojë vërshimin e emigrantëve dhe të jetë më e ashpër me Turqinë”,- tha në një intervistë për Reuters, Karatzaferis. Partia e tij, Alarmi Ortodoks Popullor (LA.O.S) ka përfituar nga pakënaqësia popullore ndaj korrupsionit dhe kriza e rëndë ekonomike për siguruar një mbështetje më të lartë se 6.4 për qind, pasi në vitin 2007 u bë partia e parë e së djathtës ekstreme që hyri në parlamentin grek, që prej rivendosjes së demokracisë në vitin 1974. “Njerëzit janë të uritur. Vendi po i afrohet zgjedhjeve dhe askush nuk është ndëshkuar, ose të paktën të jetë denoncuar”,- deklaroi Karatzaferis në një intervistë për “Reuters”. “Mënyra më konstruktive do të ishte publikimi i emrave. Nëse emrat do të publikoheshin, pjesa tjetër do t’i druhej turpërimit përpara publikut”,- shtoi ai. Pas ardhjes në pushtet në vitin 2004 me premtimin për pastrimin e politikës greke pas disa dekadash korrupsioni të së majtës socialiste, partia konservatore në pushtet është tronditur nga një seri skandalesh, një çështje mbi të cilën LA.O.S ka mbështetur fushatën e saj elektorale. Karatzaferis, 62 vjeç, një ish-anëtar i partisë Demokracia e Re, e themeloi partinë LA.O.S në vitin 2000.

30 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›