E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, qeveria dhe opozita mospajtime për lobimin



Blerina Olldashi
Qeveria e Kosovës dhe opozita ndajnë mendime të kundërta për aktivitetin lobues që po zhvillojnë autoritetet e vendit.
Kryeministri Hashim Thaçi shprehet se trupi diplomatik i përbërë nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni në Nju Jork dha maksimumin që numri i njohjeve të shtetit të rritet. Megjithatë kjo është e pamjaftueshme për opozitën, e cilaa kritikon institucionet për diplomacy passive. Sipas saj, nuk është lobuar aq sa duhet për njohjen e Kosovës. Në vend të aktiviteteve ditore diplomatike, institucionet, sipas opozitës, më shumë janë të përqendruara në takime e forume ndërkombëtare, siç ishte edhe lobimi i këtyre ditëve në Nju Jork nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Por ndryshe mendon kryeministri Hashim Thaçi, i cili thotë se presidenti dhe ministri i Jashtëm kanë prezantuar Kosovën me sukses dhe si rezultat i këtij lobimi janë premtuar edhe njohje të reja. “Mendoj se presidenti e tha shumë qartë. Ka qenë një lobim shumë i fuqishëm nga presidenti dhe ministri i Jashtëm. Unë dua të besoj në qëndrimet, të cilat i ka prezantuar presidenti nga takimet që ka pasur me lidershipin botëror, nga presidenti Obama dhe liderët tjerë botërorë. Kanë qenë takime që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës”,- shprehet Thaçi. Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, thotë se qeveria dhe presidenti, në vend të aktiviteteve ditore diplomatike, kanë zgjedhur një diplomaci më pasive, duke pritur takime apo forume ndërkombëtare, të cilat, ndonëse konsiderohen të rëndësishme, sipas Arifit, nuk i përmbushin kërkesat e Kosovës, e cila ka nevojë për numër më të madh njohjesh.
Nuk ka punë sistematike të lobimit, nuk ka sistem lobues. Qeveria e Kosovës dhe i tërë aktiviteti lobues kryesisht mbështeten në aktivitetin e miqve ndërkombëtarë. “Nuk ka punë sistematike të lobimit, nuk ka sistem lobues. Qeveria e Kosovës dhe i tërë aktiviteti lobues kryesisht mbështeten në aktivitetin e miqve tanë ndërkombëtarë”,- thotë Arifi. Ai po ashtu thotë se kosovarët nuk mund të jenë të kënaqur me numrin e njohjeve të deritashme, aq më tepër kur pavarësia është shpallur dhe mbështetur nga vendet më të fuqishme botërore. “Është i pakënaqshëm, sepse pavarësia e Kosovës ka qenë, siç thotë kryeministri, e koordinuar. E më kë ka qenë e koordinuar? Me fuqitë më të mëdha në botë, do të thotë me SHBA-të, BE-në..., shtetet më të forta në botë e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës”. Sidoqoftë, parti politike, por edhe analistë i kanë sugjeruar në vazhdimësi qeverisë që të shtojë lobimin për njohje të reja, duke angazhuar edhe figura politike nga jashtë, që njihen si përkrahës dhe miq të Kosovës.

30 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›