Greqi, emigranti rende nga H1N1
Nje emigrant shqiptar ne Greqi rezulton te jete ne gjendje te rende shendetesore, pasi gjate pushimeve eshte infektuar nga virusi H1N1. Sipas mediave greke, 25-vjecari Jani Metushi, ndodhet i shtruar ne spitalin e Athines per probleme serioze ne zemer, eshte transferuar ne repartin e mjekimit intensiv pasi ka rezultuar pozitiv ndaj virusit te gripit te derrit. Lajmi eshte bere i ditur nga gazeta greke "Ekathimerini", e cila shton se i riu shqiptar ka probleme serioze me frymemarrjen.
Rasti
I riu shqiptar ka shfaqur problemet shendetesore pasi eshte kthyer nga pushimet te cilat i ka kaluar ne nje prej ishujve greke dhe pikerisht ne Paros. Aty, Jani Metushi ka marre virusin A/H1N1, i cili i ka sjelle probleme te tjera shendetesor si veshtiresi ne frymemarrje dhe eshte konstatuar se, ky virus i ka shkaktuar pneumoni te rende ne mushkeri, ndersa eshte shtruar urgjentisht ne spital ne daten 19 gusht. Por pavaresisht se ka qene nen mbikeqyrjen e mjekeve, gjendja e tij shendetesore ka ardhur duke u perkeqesuar duke pasur parasysh edhe semundjet e tjera kronike qe e shoqeronin. "Shendeti i 25-vjecarit eshte perkeqesuar per shkak se ka pasur prej kohesh probleme kardiake, madje edhe aparat per aritmi ne zemer, virusi i gripit i ka shkaktuar komplikacione te tjera shendetesore, prandaj dhe i eshte dhene ndihma me oksigjen", thuhet ne mediat greke. Sipas ketyre te fundit, rasti i Jani Metushit konsiderohet si rasti i 8-te serioz, i te infektuarve me gripin e derrave ne Greqi. Kurse pak dite me pare nje 23 vjecar nga Greqia, i cili kishte probleme serioze me zemren, vdiq nga koplikacionet qe i ishin shkaktuar nga virusi i gripit te derrit.
Shkollat
Sipas autoriteteve me te larta shendetesore, situata e gripit te derrit ne Shqiperi paraqitet ne nje gjendje me normale. Dhe per kete arsye, nuk do te kete edhe shtyrje te afatit te nisjes se vitit akademik 2009-2010. Kjo eshte konfirmuar nga zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. "Nuk ka asnje arsye per te shtyre shkollat. Do vazhdojme te insistojme ne rregullat bazike te higjienes, vecanerisht per te rinjte", deklaron Arben Ivanaj. Sipas tij, shkollat e kopshtet jane me te predispozuara per te perhapur virusin, por aktualisht kjo kategori nuk rezulton e prekur nga gripi i derrave. Stina e vjeshtes kur nis dhe gripi sezonal, eshte parashikuar te shtoje numrin e pacienteve te prekur nga virusi A/H1N1. Autoritetet shendetesore shqiptare, thone se nuk kane ndonje plan konkret per informimin e nxenesve te shkollave, por per te gjithe popullaten.
Kontaktohen firmat e para
Vaksina, nese pandemia perhapet
Ministria e Shendetesise do te mundesoje vaksinimin e te gjithe popullates kunder gripit te derrave, nese kjo do te jete e nevojshme. Vendi yne nuk ka bere porosine e vaksines ende ne prodhim, por sipas zv/ministrit Arben Ivanaj, disa kompani farmaceutike kane dhene garancine per sjelljen e saj edhe ne Shqiperi. Numri dy i shendetesise deklaron se nuk jane percaktuar ende kategorite me emergjente per t'u vaksinuar, por nese do te jete e nevojshme, qeveria do te mundesoje vaksinen per te gjithe. Ne Shqiperi numri i personave te konfirmuar me gripin e derrave ka mberritur ne 20, nderkohe qe sipas buletinit me te fundit te ISHP, rezultojne edhe 5 raste te dyshuar, mes te cileve dy jane femije. Rezultatet e analizave te ketyre personave pritet te vijne gjate ketyre diteve, nderkohe qe ne spitalin infektiv ka nje fluks pacientesh, per kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve.