Vasili: PD-LSI, vendim i pakthyeshem
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se marreveshja midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, eshte nje vendim madhor dhe historik i Konventes se LSI-se, qe eshte dhe forumi me i larte i LSI-se. "Ky vendim, jo vetem qe eshte i patjetersueshem dhe i pakthyeshem, por eshte dhe obligim madhor i Levizjes Socialiste per Integrim, qe nga Kryetari i saj dhe deri tek anetari i thjeshte", deklaroi Vasili. I pyetur nga gazetaret mbi procesin e negociatave dhe per daten zyrtare te negocimit, ai sqaron se procesi eshte ne fazen e tij pergatitore, qofte ne menyre te planit programor, e cila perben dhe sfiden dhe risine e re. Sepse kjo, sipas tij, eshte nje marreveshje historike qe nuk ka vene asnjehere ne balance interesat partiake, por ka vene ne radhe te pare, dhe kjo eshte lehtesisht e lexueshme per cdo njeri normal dhe per mijera qytetare qe e mendojne keshtu, pra ka vene ne plan te pare integrimin, stabilitetin dhe qendrueshmerine e vendit. "Ne kete pikepamje po punohet ne pjesen programore, ne kete platforme e cila perben thelbin dhe "zemren" e kesaj marreveshje, e cila ne perputhje me afatet Kushtetuese dhe jo me pare, do te konkludohet ne ditet e para te shtatorit", beri te ditur sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim. Keshtu qe, sipas tij, kjo ecuri shume pozitive, kjo qetesi dhe stabiliteti i krijuar ne vend, eshte fale ketij bashkepunimi historik te LSI-se. Ai theksoi se kjo eshte nje enderr jo vetem per mijera shqiptare, por edhe per shume dhe shume te tjere qe kane sakrifikuar edhe para viteve '90 per nje Shqiperi te hapur dhe jo te izoluar, nje Shqiperi ne stabilitet dhe jo ne kaos, nje Shqiperi te qete dhe jo nje Shqiperi te turbulluar. I pyetur per deklaraten e disa diteve me pare te 5 anetareve te Kryesise, qe kerkojne distancimin e LSI-se nga kjo marreveshje me PD-ne, Vasili i cilesoi si komente qe nuk kane te bejne me ndonje thelb politik. "Jane thjesht komente te nivelit te zedhenesve te bashkise se Edi Rames, nuk jane ne interesin politik madhor ku ndodhet vendi dhe LSI-ja, per t'u marre me ta", komentoi zyrtari i larte i LSI-se.
PSV '91, vijon perplasja per drejtimin
Komiteti i Pergjithshem Drejtues i Partise Socialiste te Vertete '91, ka zgjedhur diten e djeshme si kryetar te perkohshem te partise, Gjergj Kojen, i cili do ta drejtoje partine deri ne Kongresin e saj te ardhshem. "Do te marr te gjitha hapat e nevojshem per riformatimin e kesaj partie, si dhe per te kontribuar ne skenen politike shqiptare", ka deklaruar Koja pas mbledhjes se KPD. Rizgjedhja e Kojes ne kete post, erdhi pas doreheqjes se parevokueshme te ish-kryetarit te kesaj partie, Petro Koci, pasi PSV '91 nuk arriti te realizoje objektivat e saj ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Nga ana tjeter, pese anetare te Kryesise se PSV '91, me ane te nje deklarate per shtyp e ka quajtur si jostatutore dhe jolegjitime, iniciativen e disa anetareve te kesaj kryesie per te mbledhur Komitetin e Pergjithshem Drejtues dhe zgjedhjen e kryetarit te kesaj force politike. Sipas kesaj deklarate, Kryesia e PSV'91 e konsideron shume te nxituar nje veprim te tille, te paargumentuar, moralisht shume te dyshimte dhe qe demton jo vetem funksionimin normal te ketij subjekti, por edhe kohezionin e brendshem.