METE prezanton hartën e burimeve minerale në Shqipëri
TIRANË- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka prezantuar sot hartën për burimet minerale në vend.
“Në hartën e Burimeve minerale të Shqipërisë, në tekstin dhe katalogun e tij pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta, nga të cilat: 293 kromi, 108 bakri, 21 hekur-nikel, 45 qymyrguri etj”, tha Naco.
Sipas ministrit Naco, kjo hartë tregon se vendi ynë ka pasuri të mëdha minerale dhe shërben për njohjen dhe tërheqjen e bizneseve.
“Hatës gjeologjike dhe hartës së burimeve minerale që prezantojmë sot do tu shtohen së shpejti harta për hidrologjinë dhe rrëshqitjen e teritorit në vend. Këto 4 harta do të plotësojnë kuadrin e vlerësimeve gjeologjike për territorin shqiptar, duke u bërë bazë shumë e rëndësishme informimi për institucionet gjeologo-minerare, politkëbërësit, biznesin dhe komunitetin”, shtoi ministri.
(ma.ar/BalkanWeb)