Greqi, ende në pritje të arritjes së marrëveshjes për PSI
ATHINE - Marrëveshja për shkëmbimin e bonove greke nuk u arrit mbrëmë sic pritej, pasi bisedimet pritet të vazhdojnë edhe sot me shpresën për një përfundim pozitiv.
Në një deklaratë në përfundim të bisedimeve maratonë, Instituti Financiar Ndërkombëtar, i cili përfaqëson bankat dhe kompanitë e sigurimit tha se “marrëveshja është pranë përfundimit”.
Njoftimi është lëshuar pas takimit të kreut të institutit Charles Dallara me kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizelos, takim që zgjati zgjati deri pas mesnate.
Kushtet e marrëveshjes nuk janë njoftuar ende, por duket se në konsultimet për PSI të dy palët konvergojnë në cështjen më delikate që është ajo e interesit, rreth 4%.
IIF thotë se marrëveshja do të kontribuojë për "stabilitetin ekonomik në Greqi, Evropë dhe në ekonominë botërore" dhe vëren se "tani është koha për të ndërmarrë veprime të vendosura për të përfunduar një marrëveshje historike që do të kontribuojë në stabilitetin ekonomik në Greqi Eurozonë dhe në ekonominë botërore".
Bisedimet Venizelos - Dalaras do të vazhdojnë sot.
Në një intervistë, Papadimos ka shprehur optimizmin e tij, duke theksuar se pret që negociatat për reduktimin e borxhit të kenë një përfundim të suksesshëm. Në përgjigje të komentit të gazetarit mbi parandjenjën në rritje në Europë se një falimentim i Greqisë është i pashmangshëm, Papadimos shprehu opinionin se kredia e re do të miratohet dhe se "faktet tregojnë se partnerët europianë kanë marrë masa të shkëlqyera për të ndihmuar Greqinë që të përballojë problemet e veta".